DURRËS, 25 prill 2013– Ditën e djeshme më datë 24.04.2013, ora 22.00, forcat policore kanë arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Preng Merdhoci, 25 vjeç, banues në Lezhë.
Sipas burimeve të policisë Gjykata e Rrethit të Krujës, me vendim të datës 01.10.2012 ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë” për të cilën është shpallur në kërkim më datë 08.10.2012.
Materialet për shtetasin Preng Merdhoci, 25 vjeç, banues në Lezhë, iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të metejshme.





