Tenton të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar në portin e Durrësit.

Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, i riu ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.