16 tetor 2013- Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:00, policia ka mundur të arrestojë në flagrancë shtetasin Arlind Cara, vitlindja 1988, banues në Durrës, sepse rreth orës 17.20, në Rrugën Tregtare, lagja Nr.1 Durrës, duke drejtuar automjetin tip BMV me targa AA875BY, ka aksidentuar këmbësoret Xh.Mustafa, vitlindja 1998 dhe nëna e saj B. Mustafa, vitlindja 1974, banuese në lagjen Nr.3 Durrës.
Të dëmtuarat ndodhen nën kujdesin mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të rëndë. Materialet iu përcollën Prokurorisë Durrës për veprat penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” e “Largim nga vendi aksidentit”.





