TIRANE, 3 qershor 2013 – Forcat e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin, Ivi Mata, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë për shkak se ky shtetas ka hyrë me dhunë në shtëpinë e të atit dhe e ka dhunuar atë fizikisht.
I ati i tij e ka kallëzuar të birin në komisariat pasi mori ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se Mata njihet si përdorues i lëndëve narkotike.
Ai do të përballet me veprat penale, të ‘dhunës në familje’ dhe ‘shkatërrimit të pronës private’.





