Ka përfunduar në prangat e policisë 26-vjeçari Florian Tonuzi i cili një ditë më parë goditi për vdekje me thikë vëllain e tij, në Maqellarë të Dibrës.

Benard Tonuzi, 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e gjakderdhjes. Pas vrasjes, autori ishte larguar dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër. 24 orë pas ngjarjes, uniformat blu kanë mundur ta vënë atë në pranga.

Autori 26-vjeçar kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku qëndronte pasi një vit më parë kishte dhunuar babanë e tij.