Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Taulant Duro, i cili përndiqte prej shumë kohësh, 15 vjeçarën me inicialet A. L. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Belorta të Korçës.

“Nga Specialistët e Sektorit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Talutant Duro, 27 vjeç, banues në fashatin Belorta-Kroçë. Arrrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se, ky shtetas, në Belorta, ka përndjekur shtetasen A.L 15 vjeç, banuese në këtë fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.