Policia Kufitare ka arrestuar një 28-vjeçar nga Durrësi i cili akuzohet për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.
Nga burimet zyrtare mësohet se i riu me inicialet R.K., banues në Durrës, kërkohej në sajë të operacionit "Likojani" i zhvilluar më 1 prill 2019 ku policia sekuestroi 22 kg cannabis sattiva në Konispol të Sarandës, si dhe arrestoi në flagrancë dy persona të tjerë.
NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të operacionit "Likojani" zhvilluar më datë 01.04.2019, ku Policia Kufitare parandaloi dhe goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 22 kg cannabis sattiva në Konispol të Sarandës, si dhe u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ju bëjmë me dije se:
Në vijim të hetimeve intensive për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, Specialisët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 28 vjeçarit R.K, me banim në Durrës, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.
Vepër penale për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar ndaj shtetasit R.K masën e sigurisë "Arrest në burg". Vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.





