Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, të dënuar më parë për tentative vrasjeje. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se 28-vjeçari E.S. është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Po ashtu ai ka bërë rezistencë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohej.

Në momentin e kapjes, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin e tij në Komisariat, sqaroi më tej Policia.

Tashmë 28-vjeçari është arrestuar dhe do përballet me disa akuza.