Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçare pasi aksidentuar dy persona.

Armonda Halili, banuese në fshatin “Guri i Zi”, duke drejtuar autoveturën tip “Mercedes Benz” me targa AA346JN, aksidentuar shtetasit Gj. L. 43 vjeç banues në fshatin Rrencë dhe K. M. 46 vjeç banues ne fshatin Trushë.

Aksidenti është regjistruar në segmentin rrugor Guri i Zi – Shkodër, te degëzimi i rrugës së Kuçit në fshatin Rrencë, njofton policia.

Dy personat kanë mbetur të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.