Itali, 22 mars 2014 – Daniel Spahiu, 29 vjeç u arrestua nga karabinierët për trafik droge. Ndërsa karabinierët i trokitën në derë të shtëpisë, ai hodhi në ballkonin e komshinjve një qese me 530 gramë heroinë me pastërti 70%.

Danieli kishte precedentë penalë për drogë, prandaj ishte nën vëzhgimin e karabinierëve të qytezës së Alba Adriatikës, ku jetonte dhe punonte herë pas here në ndërtim. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun e qytetit të Teramos.

 

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/