Babai 60-vjeçar dhunohet fizikisht dhe goditet me thikë nga vetë djali i tij.
Ngjarja është shënuar në banesën e familjes Tashi në Durrës, ku djali i familjes, Lorin Tashi, 29 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M.Tashi, 60 vjeç, duke e goditur me thikë në këmbë.
Policia e Durrësit informon se Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes dhe sekuestruan thikën në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa për 60-vjeçarin mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky është një fenomen tronditës në familjet durrsake dhe shqiptare. Komunikatat e policisë janë të mbushura pothuajse çdo ditë me raste dhune në familje, ku kryesisht të dëmtuara janë femrat, por nuk mungojnë dhe ato raste ku viktima janë meshkujt që dhunohen nga gratë, apo prindërit që keqtrajtohen nga vetë fëmijët e tyre..