Një 29 vjeçar nga Gjakova ka rëne në prangat e efektivëve të Komisariatit nr.1 në Tiranë.
Ajdin Morina është arrestuar pasi prej muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”- njofton policia.
Kujtojmë se të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
Morina në një postim në Facebook shkruan se kush bashkëpunonte me dy motrat, duke i vënë epitete të rënda, do të kishte masakra në familjet e tyre
Edhe tre vite më parë, Luana Vjollca është përballur me përndjekjen e fansit të saj të çmendur, i identifikuar si Besmir Lila.





