Një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka goditur një makinë ku për pasojë janë plagosur dy persona.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e qarkullimit rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin R.A.,30 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Ky shtetas në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip BMW, ka goditur mjetin tip Fiat, ku për pasojë janë lënduar shetësja A.M.,26 vjeçe dhe shtetasi R.R.,41 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.