Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar të shumëkërkuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
30-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, i ka shpëtuar mrekullisht kontrollit të palës shqiptare në doganë, por menjëherë sapo ka kaluar në kontrollin grek është bërë dhe ndalimi i tij.
Sic bëjnë me dije efektivët grekë, shtetasi shqiptar u ndalua pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërndalimi ndërkombëtar, me kërkesë të autoriteteve italiane të policisë, të cilat e kanë shpallur në kërkim për trafik kokaine për periudhën korrik-dhjetor 2011.





