Arrestohet autori i plagosjes sënjë të riu shqiptar në komunën italiane Diano Marina, mbrëmjen e së martës.
22-vjeçari shqiptar me iniciale B.A. u goditur me thikë në rrugën “Milano” nga një 30-vjeçar po shqiptar, tashmë i arrestuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale.
I riu është goditur me armën e ftohtë në lartësinë e sqetullës së majtë dhe thika i ka prekur mushkërinë.
Fatmirësisht ai ka dalë nga gjendja e rrezikut për vetën. Mësohet se i riu shqiptar është përfshirë në një grindje së bashku me 4-5 persona të tjerë.
Më pas, ai dhe personi që e plagosi janë sportuar pranë stacionit të vjetër hekurudhor dhe kanë nisur të zihen për motive familjare dhe konflikti ka degjeneruar deri në plagosjen me thikë.





