Policia e Krujës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim, i akuzuar për trafikim të armëve dhe municionit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.





