Efektivët e Policisë Rrugore të Durrësit, kanë vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka përplasur mjetin e tij me një tjetër mjet, duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një tjetër mjet tip “BMW”, e për pasojë janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “BMW”, shtetasit R. V., 48 vjeçe, S. K., 6 vjeç dhe A. K., 2 vjeç, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.