Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.