Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. Imeri, 32 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi në fjalë është vënë në pranga në lagjen nr.14, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në  mjetin e tij tip Volvo, në sediljen e parë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

•  një armë zjarri, pistoletë tip TT , e kalibrit 7.62 mm

•  1 kreher me 7 fishekë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazh iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një  palë targa të Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".