Një 32-vjeçar shqiptar, në kërkim për vrasje, është arrestuar së fundmi nga policia italiane në Busca (Cuneo).

Në pranga është vënë K.R., 32-vjeç, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-burgimi për vrasje, raportojnë mediet e vendit fqinjë.

Shqiptari, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, në shtator të vitit 2014, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë vrarë një tjetër shqiptar në Genova, pas një konflikti midis tyre. Shqiptari ka për të shlyer një dënim prej 3 vite e 2 muaj burgim.

Në janar të vitit 2010, ai është përfshirë edhe në një shkëmbim zjarri mes disa shqiptarëve, gjatë të cilët u plagos rëndë një tjetër shqiptar.