DURRËS, 25 prill 2013– Ditën e djeshme rreth orës 07.00 blutë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ermal  Rustami, 33 vjeç, banues në Krujë.

33 vjeçari dyshohet se rreth orës 20.30 të ditës së djeshme në Krujë,  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës, lehtë në shpatull shtetasin A.Ç., 31 vjeç,  banues në Krujë, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Pas mjekimit të marrë nga bluzat e bardha në spital është larguar për në banesën e tij në Krujë.

Mbi të arrestuarin 33 vjeçar rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”.