Specialistët për Krimet kanë vënë në pranga një person nga Shijaku, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Sipas të dhënave të policisë, bëhet me dije se u arrestua Agron Hasani, 34 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.