Efektivët e policisë së komisariatit Nr.3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.B 35 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për llogari të komisariatit të policisë Durrës për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.01.2018, rreth orës 14:00, në rrugën “Mine Peza”, i ka vjedhur telefonin shtetasit të mitur K. P, 17 vjeç.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet edhe si autor i 6 ngjarjeve të ndodhura më pare, ku në 5 raste ai akuzohet si hajdut telefonash celularë.

Vjedhjet e kryera nga 35-vjeçari:

  • Më datë 14.01.2018 në rrugën “Myslym Shyri” dyshohet se ka vjedhur motorrin tip “Piaggio”, ne pronësi te shtetasit E.S. 39 vjeç.
  • Më datë 01.01.2018 te sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetases E.N. 25 vjeçe.
  • Më datë 03.01.2018, në rrugën “Ded Gjo Luli” dyshohet se ka vjedhjur telefonin shtetases S.C 21 vjeçe.
  • Më datë 05.01.2018 te sheshi “Skenderbej” dyshohet se ka vjedhur telefonin shtetasit F.P. 24 vjeç
  • Më datë 06.01.2018 ne rrugën “Jordan Misja” dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetasit G.V., 36 vjeç.
  • Më datë 07.01.2018 në bulevardin “Zogu i Pare” dyshohet se ka vjedhur telefonin XH.B, 21 vjeçe.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të tjera vjedhjeve që keta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.