Një nënë është arrestuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

U arrestua në flagrancë shtetasja Rudina Murataj, 35 vjeç, banuese në Gjirokastër, me arsim të lartë.

Mësohet se rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj të mitur 7 vjeç, shtetases A. K., në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” Gjirokastër, në prani të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë këtë nënë të ushtrojë dhunë publikisht ndaj vajzës së saj të mitur.

Burimet konfirmojnë se ky nuk është rasti i parë që Murataj ushtron dhunë ndaj fëmijëve të saj, pasi ka pasur dhe precedente të mëparshëm.