Një 36-vjeçar shqiptar në Greqi, është arrestuar pasi u denoncua për ngacmim nga një 30-vjeçare greke.

Rasti ka ndodhur në Hania të Kretës, dy ditë më parë (1 prill), kur punonjësja e marketit po i shërbente shqiptarit, i cili ndodhej aty si klient.

Sipas medias greke, shqiptari i është afruar gruas dhe e ka prekur atë kundër dëshirës së saj. Kjo e fundit denoncoi 36-vjeçarin dhe brenda disa orësh është arritur arrestimi i tij.

36-vjeçari nuk ishte i pajisur me dokumentin ligjor që lejon qëndrimin e tij në vend, ndaj dhe do të nisë procedura e dëbimit të tij, sipas medias cretalive.

Ai ndodhet në paraburgimin e Hanias dhe ndaj tij është ngritur akuza “sulmi seksual”.