Një36-vjeçar nga Durrësi, i dënuar nga gjykata për trafik droge ka përfunduar në prangat e policisë së Pukës.
"Ndalimi i tij u bë për llogari të Policisë Durrës, e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve”.", thuhet në njoftimin zyrtar.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.





