Policia e Teksasit ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili mbrëmjen e Krishtlindjes dyshohet se ka tentuar të mbysë të dashurën e tij, pasi kishin parë një film me temë mbi tradhtinë.

Rudy Esparza, ishte së bashku me të dashurën e tij prej gjashtë vitesh në banesë, ndërsa pasi kishin parë filmin ai ishte nervozuar dhe kishte tentuar ta mbyste teksa ishin drejtuar për në dhomën e gjumit.

Ndërkohë pas arrestimit ka rezultuar se ndaj tij rëndonin edhe disa denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por nuk dihet arsyet se përse ai kishte tentuar të sulmojë partneren.