Një 36-vjeçar, banues në Lezhë, është arrestuar mnga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta.

Në pranga ka rënë Izmir Gurluge. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent ofiçinë, pranë banesës së tij, është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.