Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar pasi e kishte kthyer shtëpinë në Torre Angela në një qendër të trafikimit të drogës. Mësohet se në shtëpinë e shqiptarit me iniciale L.E, 36-vjeç u gjetën me qindra doza kokainë, hashash, marijuanë, të gatshme dhe të paketuara për çdo "nevojë".
Gjatë patrullimit të përnatshëm në zonën e Torre Angela, mbrëmjen e djeshme policia evidentoi dy persona të dyshimtë, të cilët po dilnin nga shtëpia me nga një kuti në duar.
Policët gjurmuan shqiptarin deri në banesën e tij, ku më pas sekuestruan edhe rreth 200 doza kokainë, hashash dhe marijuan. Gjithashtu pas lavamanit të banjës u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e mbushur me fishekë.
Në fund të hetimit, 36-vjeçari rezultonte person me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa është lënë në paraburgim për akuzat: "trajtimi i drogës", "marrjen dhe posedimin e armës dhe municioneve".





