Policia e Pukës ka ndaluar një 38-vjeçar me disa precedentë të mëparshëm kriminalë për dhunë në familje apo armëmbajtje pa leje.
Uniformat blu thonë se ai dhunoi dhe më pas tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
“Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”, njoftoi policia.