Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e një personi në kërkim për dhunë në familje.
Në pranga ra Ilir Imeri 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin nr. 1112, datë 18.11.2015 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





