Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Maqedonin e Veriut, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas mediave fqinje, gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga shteasi M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prej 350 mijë euro.

Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet dhe akuza zyrtare.