Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me furgon në autostradën e Arezzo-s.

Brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestruan 476 kilogramë kokainë, me një vlerë rreth 45 mlionë euro.. Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në 400 pako.

Mediat italiane kanë zbardhur vetëm inicialet e 38-vjeçarit C.E, rezident në Firence.

Shqiptari është tradhtuar nga zig-zaget që bënte në autostradë, gjë që i ka shtyrë karabinierët t’i bënin shenjë për të ndaluar.

Në momentin e ndalimit ai është shfaqur shumë i shqetësuar, ndërsa nuk ka ditur të shpjegojë praninë e një feneline të verdhë në kruskotin e furgonit.