Policia e Durrësit ka vënë në pranga 39-vjeçarin D.Q., i akuzuar si bashkëpunëtor në tentativën për vrasje të shtetasit E.H., 42 vjeç, mesnatën e së shtunës.
Dy ditë më parë, DurrësLajm raportoi për një plagosje me thikë të kryer mesnatën e së shtunës, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Pak orë pas ngjarjes, policia prangosi 21-vjeçarin F.Kovaçi, si autor të plagosjes.
Ndërkohë, sot, Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga edhe bashkëpunëtorin në krim të të riut, 39-vjeçarin D.Q.
Sipas policisë, shtetasi D.Q. ishte shpallur në kërkim, “pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F.K, 21 vjeç, banues në Durrës, më datë 30.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin, me mjet prerës (thikë) shtetasin E.H. 42 vjeç, banues në Durrës”.
Të dy të ndaluarit për këtë krim akuzohen për veprën penale ”Vrasja me dashje”e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 76, 22 të Kodit Penal.





