Një 41 vjeçar, banues në Kuçovë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim sipas një vendimi nga Gjykata e Beratit për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në muajin maj 2022 në lagjen “30 Vjetori” në Berat ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin V.B. dhe për këtë është akuzuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.
Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.