Policia e Durrësit ka arrestuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga ka përfunduar një 41-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Gjithashtu janë arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S. B., 47 vjeç dhe E. T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S. B., 47 vjeç dhe E. T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





