Pavarësisht kontrolleve të herë pas hershme të policisë rrugore për ruajten e sigurisë në rrugë duke forcuar edhe masat për shoferët abuzues, sërish drejtuesit parapëlqejnë të thyejnë rregullat dhe sigurisht, ta pësojnë në fund!
Një rast i tillë, është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku një 41-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë.
Shtetasi H.Rr., banues në Durrës, siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, është arrestuar në flagrancë pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip "Benz", në rrugën "Teodor Keko".
Durrsaku 41-vjeçar akuzohet për veprën penale "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur" sipas nenit 291 të Kodit Penal.





