Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në qytetin e Vlorës.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi, M.Y, pasi Gjykata e Breshias në shkurt të këtij viti e ka dënuar në mungesë me katër vite burg për veprën penale “trafik droge”.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Bashkëpunimi ndërmjet Policisë, Interpol Tirana dhe Komunitet, vë në pranga 42 vjeçarin nga Vlora.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian. Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.