Një shqiptar 42 vjeçar dhe një italian 31 vjeçar kanë përfunduar në pranga si pasoje e një operacion policor në Siena dhe Firence. Karabinierët zbuluan disa o13 ora Rolex të vjedhura gjatë kontrollit në banesën e tyre në Firence.
Vlera e tyre arrin në shifren 30 mijë euro. Ndërkohë dy të prangosurve iu gjet dhe 20 gramë marijuanë dhe material për paketimin e saj.
Hetuesit zbuluan se në shtëpi kishin hyrë “vizitore” dhe se kishin marrë vetëm një orë Rolex.
Të arrestuarit janë shqiptari R.N., i datëlindjes 1974 dhe italiani C.G., i datëlindjes 1985.





