Arrestohet Artur Zeqiraj 42 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

42-vjeçari u kap në lagjen nr. 18 duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 3797 D, nën ndikimin e alkoolit në masën 0.93 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.