Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet  se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu policia dyshon se i arrestuari ka ngacmuar seksualisht edhe djalin e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.