Dhunon gruan, vihet në pranga 44-vjeçari në Shijak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. D., 44 vjeç, banues në lagjen Kodër-Sukth Shijak.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





