Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë një 46-vjeçar, banues në Rumani, pasi është kapur me mallra kontrabandë gati për shitje, që arrinin vlerën e 27 mijë eurove.
Në pranga ka rënë shtetasi I. G., të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, si dhe në banesën e tij të marrë me qira, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 000 euro.
Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti, në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.
Ai do të përballet me 4 akuza: “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulim i tregut” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.





