Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Nga burimet zyrtare mësohet se Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë kapur dhe ndaluar në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër shtetasin S.M., 46 vjeç.

Ndaj 46-vjeçarit u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.