Një grua 48 vjeçe që përndiqte në mënyrë sistematike një 31-vjeçar, ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

E arrestuara E. Idrizi, për rreth një vit me radhë ka përndjekur të riun me iniciale F.P., duke i shkaktuar atij edhe shqetësime në familje.

Mësohet se kallëzimi në polici është bërë nga familjarë të 31-vjeçarit. Ata kanë treguar se ndiheshin tepër të shqetësuar sa herë që përballeshin në rrugë me Idrizin, pasi sipas tyre, ajo i kërcënonte edhe ata.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj në polici, 48-vjeçarja nuk e ka pranuar akuzën që i është ngritur, madje është shfaqur e habitur teksa merrej në pyetje.

Dyshohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një lidhje që ata mund të kenë pasur me njëri-tjetrin. Të dy ata i kanë banesat në të njëjtën lagje.