17 nëntor 2015 – Një 49-vjeçar është arrestuar një ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sokol Metaj, banues në Tiranë.
Ndalimi është bërë pas kallëzimit që ka bërë ndaj tij shtetasi me inicialet R.V.17 vjeç banues në Tiranë, sepse dyshohet se ka kryer veprime të natyrës ngacmuse seksuale ndaj tij më datë 15.11.2015 në rrugën “Anton Ashta”.
Materialet në ngarkim të 49-vjeçarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/portali DurresLajm/