SHKODER, 16 mars 2013- Një 50-vjeçar, banues në fshatin Omaraj, komuna Gruemire në rrethin Malësi e Madhe, u arrestua sot nga strukturat e Sektorit Kunder Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike". 

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër bënë të ditur se i arrestuari është Mark Dakaj, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 79 kg lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa, të cilën e mbante të fshehur në një gropë në oborrin e banesës së tij.