25 qershor 2015 – Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht një djalë të ri 21 vjeç.
Në pranga ka rënë Arben Gjoka, banues në Tiranë, i cili u arrestua ditën e sotme në flagrancë.
Sipas policisë, arrestimi i 50-vjeçarit erdhi pas denoncimit të një të riu, me inicialet M. Ç., i cili ishte pre e provokimeve dhe ngacmimeve seksuale të Gjokës.
Policia e Tiranës i ka kaluar materialet për këtë rast Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/