23 dhjetor 2013- Një 50 vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet italiane, pasi akuzohet për ngacmim seksual të një 4 vjeçareje. Shqiptari ka qenë i dehur kur ka marrë në krahë një vogëlushe dhe e ka puthur. Burimet shtojnë se 4 vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga babai, i cili menjëherë ka njoftuar autoritetet lokale.  Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është arrestuar fillimisht për aktin "ngacmim seksual i një të miture" dhe më pas është liruar nga vetë autoritetet italiane.  50 vjeçari është lënë i lirë pasi prokurori i çështjes, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të bërë arrestimin e 50 vjeçarit.  Lidhur me këtë çështje, mediat italiane shkruajnë se mund të mos ketë qenë një ngacmim seksual i qëllimshëm, duke marrë parasysh faktin se shqiptari ishte në gjendje të dehur. Ky akt ka ndodhur dje rreth orës 17:00 të pasdites, teksa vogëlushja 4 vjeçare ra pre e vëmëndjes së shqiptarit të dehur 50 vjeçar.