Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar se më datë 17.09.2025 ka vjedhur me thyerje një automjet në Golem. Vijojnë hetimet për të zbardhur nëse 52-vjeçari është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. A., banuese në fshatin Tilaj, pasi dyshohet se nga zjarri i ndezur prej saj për djegien e mbeturinave bimore në tokën e saj, janë djegur disa pemë ulliri.

Në procedim penal është vënë edhe shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 41-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.